Republika e Kosoves

Shtime

Në ditën e Flamurit zbulohet pllaka përkujtimore e luftëtarit Isuf Muharremi në Petrovë

2022/11/29 - 10:07

Shtime, 28 nëntor 2022 – Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë u zbulua pllaka përkujtimore e luftëtarit e atdhetarit Isuf Muharremi, në fshatin Petrovë.
Kryetari i komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu në ceremoninë e zbulimit të pllakës tha se akti dhe veprat e tij atdhetare në shërbim të çlirimit të vendit, sot bëjnë krenarë familjarët e tij, banorët e fshatit Petrovë dhe gjithë Shtimen.
Atdhetari i shquar Isuf Muharremi nga fshati Petrovë, me bashkëluftëtarët e tij ka rënë duke luftuar kundër ushtrisë jugosllave mbi Hoqë të Qytetit të Prizrenit, te vendi i quajtur “Mali i Xhamisë”, më 8 gusht të vitit 1946.