Republika e Kosoves

Shtime

NË KOMUNËN E SHTIMES SHËNOHET ” EPOPEJA E UÇK-SË “

2019/03/06 - 1:57

Shtime më, 6.03.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, nënkryetari, z. Rrahman Jakupi, kryesuesja znj. Medina Brahaj, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe zyrtarë e pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në krye me Komandantin e stacionit policor në Shtime, Togere Feime Bajrami, kanë bërë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në komunën e Shtimes, në shenjë nderimi dhe respekti për shënimin e ditëve të lavdishme të “Epopesë së UÇK-së”.