Republika e Kosoves

Shtime

NË KOMUNËN E SHTIMES U SHËNUA 8 MARSI DITA E GRUAS

2019/03/08 - 8:50

 

Shtime më 8 mars 2019 – Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Shtime, në orët e mbrëmjes u organizua një aktivitet kushtuar Ditës së Gruas – 8 Marsit.

Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli i shoqëruar nga nënkryetari, z. Rrahman Jakupi, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, znjsh. Medina Brahaj dhe tri drejtoreshat komunale, ishin prezent në këtë organizim ku pritën shumë zonja të komunës së Shtimes duke u dhuruar lule me rastin e festës së gruas.

Në një fjalë përshëndetëse dhe urimi, kryetari i Komunës, z.Ismajli tha se institucionet tona janë të përqendruara në krijimin e një mundësie edhe më të kënaqshme në përfaqësimin e grave në vendimmarrjen e tyre.
Ne udhëheqësit e institucioneve nuk jemi ende të kënaqur me këto të arritura, do të vazhdojmë tutje duke krijuar kështu mundësi edhe më të mira për gratë shtimjane.
Kryetari përmendi Kuvendin e Komunës së Shtimes të cilën e udhëheq Medina Brahaj dhe të tri drejtoritë komunale të udhëhequra nga femrat, uroi gjithë gratë dhe vajzat në ditën e tyre, duke kujtuar sakrificën e grave ndër shekuj për të arritur barazinë.