Republika e Kosoves

Shtime

NËNKRYETARI BEQA PRITI NË TAKIM LAMTUMIRËS KFOR-in TURK

2023/03/23 - 9:21

Shtime, 20 mars 2023 – Nënkryetari i komunës së Shtimes, Faruk Beqa, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e deritanishëm të KFOR-it turk, konkretisht Ekipin monitorues të KFOR-it (LMT) në Shtime të udhëhequr nga kapiteni Burak Gezgin dhe kapitenin në ardhje, Erhan Saobasan.
Nënkryetari Beqa dhe kapiteni turk Gezgin, vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes Komunës së Shtimes dhe KFOR-it Turk.
Fillimisht kryetari Beqa, ka falënderuar ekipin në shkuarje të KFOR-it Turk, kurse ekipin e ri të ushtarëve turq të udhëhequr nga kapiteni Saobasan i ka njoftuar me një pasqyrë të përgjithshme të komunës së Shtimes dhe me projektet e infrastrukturës që janë duke u realizuar dhe që mund KFOR-i të ndihmon sidomos në infrastrukturën malore.
Nga ana tjetër, ekipi minitorues turk, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes Komunës dhe KFOR-it, duke shprehur gatishmërinë e tyre që në bazë të përvojës që kanë pasur deri më tash, do ta kenë më lehtë konkretizimin e punëve në terren.