Republika e Kosoves

Shtime

NËNKRYETARI I KOMUNËS BEQA KA PRITUR DREJTORESHËN E ORGANIZATËS IRLANDEZE “BOTHAR” DHE OZHR “MËSHQERRA”

2023/03/16 - 9:27

Shtime, 13 mars 2023 – Nënkryetari i komunës së Shtimes, Faruk Beqa së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Kastriot Shabani kanë pritur në një takim pune drejtoreshën e Organizates Humanitare “Bothar”, Aideen O’ Leary dhe përfaqesuesen e Organizatës së Zhvillimit Rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri.
Me këtë rast, në këtë takim zyrtar është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të organizatës “Mëshqerra” dhe Komunës së Shtimes. Për këtë, drejtoresha Aideen O’ Leary ka premtuar përkrahje për Komunen e Shtimes në fushën e blegtorisë. Ndërkaq, nënkryetari Beqa ka theksuar se do ta thellojmë bashkëpunimin me OZHR “Mëshqerra” dhe organizatën irlandeze “Bothar” për përkrahje të fermerëve shtimjanë përmes participimit nga ana e Komunës së Shtimes.