Republika e Kosoves

Shtime

NJOFTIM

2020/07/08 - 2:02

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 01/10, të datës: 05.07.2020, pika 6 e këtij vendimi, kryetari i Komunës nxjerr këtë:

 

NJOFTIM

 

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, dhe në funksion të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe punonjësve në Institucionet Publike ndërmarren masat si në vijim:

 

  1. Komuna e Shtimes do të punoj me staf të domosdoshëm dhe të kryej shërbimet për qytetarët, për ato kërkesa që nuk janë emergjente dhe të domosdoshme për prani fizike të personave do të kryhen përmes komunikimit të internetit, telefonit apo online,

 

  1. Udhëzohen qytetarët e Shtimes që t’i shmangen vizitave të drejtëpërdrejta në Institucionet Publike (Administratë Komunale, Kabinet të Kryetarit të Komunës) përveç takimeve të caktuara paraprakisht apo me agjendë,

 

  1. Stafi komunal dhe qytetarët udhëzohen të bartin maskat gjatë tërë kohës së kryerjes së shërbimeve,

 

  1. Palët mund t’i kontaktojnë zytarët komunal nëpërmjet telefonit 0290389016 apo e-mail, lista e kontakteve gjendet në faqen e zyrtare të Komunës së Shtimes:

 

www.kk.rks-gov.net/shtime

https://www.facebook.com/officialKomunaShtime

info.shtime@rks-gov.net

 

Qendra Operative Emergjent Shtime mbetet funksionale dhe thirrjet pa pagesë janë: 0800 72000, email: qendraoperativeshtime@rks-gov.net,

 

  1. Mos respektimi i rekomandimeve do të ndëshkohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

 

Me respekt,

Naim Ismajli

_______________

Kryetar i Komunës