Republika e Kosoves

Shtime

NJOFTIM

2019/04/02 - 11:39

 

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Shtimes, njofton të gjithë të interesuarit për sesionin informues, për të gjitha bizneset me potencial eksporti.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe Grupit të Bankës Botërore me “Projektin e Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP)”, nën komponenti 1.2 i CERP-it, Përkrahja e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe gatishmërinë për eksport, hap thirrjen për aplikim për Programin e Granteve të Përputhshme, me që rast:
Ju ftojmë për pjesëmarrje në sesionin informues për NMVM-të dhe Shoqatat e Bizneseve, për hapjen e këtij Programi të Granteve.

Qëllimi i PGP-së: Ndihmë NMVM-ve dhe Shoqatave të Biznesit, për Standardet/Çertifikimin e Produkteve si dhe Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit (ShZhB)/Trajnimit.
Vendi i mbajtjes së konferencës: Kuvendi Komunal, Bulevardi I Pavarësisë p.n Gjilan
Data: 04 Prill 2019, e Enjte, ora 10:00- 11:30.

Të pranishmit: Njësia Menaxhuese e Programit për Grantet e Përputhshme, si dhe përfaqësues nga Agjencia KIESA.
Në këtë sesion mund të marrin pjesë të gjitha bizneset me potencial eksporti, që vijnë nga Komunat e Regjioneve të Gjilanit dhe Ferizajt.