Republika e Kosoves

Shtime

NJOFTIM PËR DEZINFEKTIM TË HAPËSIRAVE PUBLIKE NË KOMUNËN E SHTIMES

2020/07/10 - 2:28

Shtime, 10 korrik 2020 – Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, ju njoftojmë se më 11 korrik 2020 (e shtunë) duke filluar nga ora 20:00, në mbrëmje do të fillon dezinfektimi i hapësirave publike në territorin e komunës së Shtimes. Sipas mbikëqyrësit të projektit, Ejup Ismajli, do të dezinfektohen rrugët kryesore dhe sheshet e qytetit të Shtimes si dhe rrugët e fshatrave të komunës sonë. Përndryshe, udhëheqësi i Sektorit të Bujqësisë, Ejup Ismajli rekomandon fermerët që gjatë kësaj dite, të kenë kujdes maksimal ndaj bletëve. Dezinfektimi i hapësirave publike është duke u bërë nga Kompania “Ekologjia” nga Ferizaj, e kontraktuar nga Komuna e Shtimes, bënë të ditur Ismajli.
Komuna e Shtimes, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur Shtabi Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19.