Republika e Kosoves

Shtime

NJOFTIM PËR DEZINSEKTIM HAPËSINOR NË QYTETIN E SHTIMES

2020/08/28 - 2:01

Njoftohen të gjithë banorët e qytetit të Shtimes se më 28. 8. 2020 (e premte), në ora 21:00 fillon dezinsektimi hapësinor për eleminimin e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë. Dezinsektimi do të bëhet nga Kompania “Ekologjia” e kontraktuar nga Komuna e Shtimes. Menaxheri i Projektit, Bashkim Ahmeti bënë të ditur se nëse moti është me shi apo erë të fortë, orari do të shtyhet deri në ditët me mot të mirë, për çka me kohë do të njoftohen qytetarët. Ai tha gjithashtu se bletarët nuk kanë nevojë të shqetësohen ngase dezinsektimi do të bëhet në orët e vona të mbrëmjes.