Republika e Kosoves

Shtime

NJOFTIM PUBLIK NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE NË KOMUNËN E SHTIMES

2021/01/12 - 1:30

Të nderuar qytetarë të Komunës së Shtimes,
Komuna ka themeluar Komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe vlerësime nga vërshimet e fundit në komunën tonë. Deri më tani janë vizituar disa fermerë e qytetarë të dëmtuar.
Komuna e Shtimes ju bënë thirrje të gjithë atyre të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve nga reshjet e fundit të lajmërohen tek Komisioni për dëme dhe vlerësime në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Qytetarët e dëmtuar të cilët nuk janë vizituar ende nga Komisioni komunal, mund të bëjnë kërkesë së bashku me dëshmi për dëmet e shkaktuara.
Komuna e Shtimes i falenderon të gjitha kompanitë të cilat i janë përgjigjur kërkesave tona si Kompania Vëllezërit e Bashkuar, Kompania Zuka, Kompania Guri si dhe Kompania e kontraktuar Ardhmëria për intervenime të shpejta në menagjimin e situates emergjente të krijuar dje gjatë vërshimeve në tërë territorin e komunës së Shtimes.