Republika e Kosoves

Shtime

OVL E UÇK-SË NË SHTIME KA MBAJTUR PROTESTË NË MBROJTJE TË VLERAVE TË UÇK-SË

2020/07/09 - 3:27

Shtime, 9 korrik 2020 – Gjatë ditës Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇ) ka mbajtur protestën e organizuar edhe në qytetin e Shtimes në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Përfaqësues të OVL të UÇK-së thanë se 99 protestues, veteranë e qytetarë kanë protestuar sot. Kjo protestë ka ndryshuar formë për shkak të situatës me pandeminë ku u respektuan rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Të pranishëm u panë edhe nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi, kryesuesja e Kuvendit, Medina Brahaj, këshilltar të Kuvendit të Komunës, drejtor komunal, qytetarë etj.
Të pranishmëve ju drejtuan z. Ramiz Smajli, sekretar i OVL-së Shtime, si dhe z. Reshat Gashi, kryetar i Shoqatës së ish – Burgosurve Politik.