Republika e Kosoves

Shtime

PASUROHET ME TITUJ TË RINJ BIBLIOTEKA E QYTETIT

2020/08/21 - 1:50

Shtime, 21 gusht 2020 – Biblioteka e Qytetit, sërish pasurohet me tituj të rinj librash!
Në kuadër të konkursit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është aprovuar kërkesa jonë për pasurimin e bibliotekës, ku dhe jemi fitues të grantit në vlerë prej 1,000 euro.
Në bazë të kërkesave të lexuesve tanë, kemi bërë përzgjedhjen e titujve të kërkuar, të cilët do të jenë në dispozicion të lexuesve dhe presin lexues të rinjë!