Republika e Kosoves

Shtime

PËR 20 VJETORIN E MASAKRËS SË REÇAKUT NDIZEN KANDILËT NË NDERIM TË TË RËNËVE NË REÇAK

2019/01/15 - 7:42

15.01.2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me familjarët e martirëve e të dëshmorëve të Reçakut, stafin e tij, e shumë qytetarë të komunës së Shtimes, gjatë mbrëmjes kanë marrë pjesë në aktivitetin e ndezjes së kandilëve në platonë e Kompleksit Përkujtimor në Reçak.