Republika e Kosoves

Shtime

Për nder të Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit ndanë çmimin “Shaban Jashari”

2023/03/09 - 3:27

Shtime, 7 mars 2023 – Ministria e Arsimit, ka organizuar manifestimin e shënimit të 7 Marsit, me ç’rast është ndarë çmimi tradicional “Shaban Jashari”.
Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, drejtori Bashkim Ramadani dhe Zade Mustafa mësimdhënëse në SHFMU “Hasan Prishtina” në Godanc e cila është shpërblyer me mirënjohje nga MASHT.
Ndarjen e mirënjohjeve e ka bërë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, që kanë folur për kontributin e mësuesve shqiptarë nga Pandeli Sotiri e deri te mësuesit e ditëve të sotme, për të cilët thanë se është e pamundur t’i falënderojmë aq sa meritojnë.