Republika e Kosoves

Shtime

PËRFAQËSUES TË KLUBIT TË BIZNESIT NË SHTIME, KANË VIZITUAR KRYETARIN ALIU

2021/12/17 - 1:02

Shtime, 17 dhjetor 2021 – Në vazhdën e takimeve me qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, dje kryetari ka pritur përfaqësuesit e Klubit të Biznesit që kryesohej nga Rexhep Limani. Kryetari i KBSH-së, Limani i uron kryetarit Qemajl Aliu punë të mbarë, ndërsa ky i fundit falënderoi përfaqësuesit e klubit në fjalë dhe siguroi se udhëheqja e re komunale do të jetë një garanci për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues me perspektivë për të gjithë qytetarët.