Republika e Kosoves

Shtime

PËRGATITJET PËRFUNDIMTARE NË KUADËR TË SHËNIMIT TË PËRVJETORIT TË MASAKRËS SË REÇAKUT

2022/01/14 - 4:01

Shtime, 14 janar 2022 – Kryetari i Komunës Qemajl Aliu së bashku me zyrtarët përgjegjës të protokollit nga ana e Presidencës dhe Kryeministrisë si dhe përfaqesues të fshatit Reçak, panë nga afër përgatitjet që po kryhen në kuadër të shënimit të përvjetorit të 23-të të Masakrës së Reçakut. Vizita u zhvillua në vendet ku do të mbahen aktivitetet e përcaktuara me 15 janar, ku kryetari u sigurua për mbarëvjatjen dhe finalizimin e punëve të parapara dhe realizimin adekuat të tyre.
Gjithashtu për shkak të kushteve atmosferike, kryetari u interesua se janë angazhuar gjitha ekipet përkatese me qëllim të sigurimit të mbajtjes së gjitha aktiviteteve pa pengesa. Nesër do të zhvillohen një sërë aktivitetesh që do ta shënojnë këtë datë historike, që për komunën e Shtimes paraqet dhimbje dhe krenari për sakrificën e gjithë të rënëve.