Republika e Kosoves

Shtime

PËRURIMI I E-KIOSKUT SHËRBIM I AVANCUAR

2018/09/17 - 12:50

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, z. Muhadin Halili, kanë përuruar E-kioskun e parë në Komunën e Shtimes, në të cilin qytetarët mund të pajisen me dokumentet e gjendjes civile. Me këtë rast kryetari Ismajli ka theksuar se “Sot po promovojmë E-kioskun dhe theksoj se kësisoj ofrohen shërbime më të lehta për qytetarët, pasi që ata nuk duhet të presin më në sportelet e administratës lokale për të njëjtat dokumente. Në saje të këtij projekti, ofrojmë shërbimin që qytetarët të pajisen më shpejtë me dokumentet e gjendjes civile”, ka thënë kryetari Ismajli.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, z. Muhadin Halili ka theksuar se ” Në saje të E-kioskut shërbimi i dhënies së dokumenteve të gjendjes civile do të jetë aktiv 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, derisa qytetarët do të mund të marrin këto dokumente: Extrakti i Lindjes, Çertifikata e Lindjes, Çertifikata e Martesës, Çertifikata e Shtetësisë, Çertifikata e Vendbanimit, parashihet që shumë shpejt do të nxjerrin edhe dokumentet e tjera si ajo e Tatimit në Pronë dhe Gjeodezi”, ka thënë drejtori Halili.