Republika e Kosoves

Shtime

PËRUROHET KËNDI I LOJËRAVE NË ÇERDHEN “ALBIONA ASLLANI”

2023/06/03 - 10:03

Gjatë ditës së djeshme është përuruar ndërtimi i Këndit të lojërave në çerdhen “Albiona Asllani”.
Në këtë ceremoni festive, ishte e pranishme drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, nënkryetari i Komunës, Faruk Beqa të cilët uruan e falenderuan vullnetarët e organizatës “Kukuk Kultur”, për këtë investim kaq të nevojshëm të krijimit të hapësirave rekreative për fëmijët e kësaj çerdhe.
Me këtë rast në shenjë falenderimi drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, ndau mirënjohje për organizatën “Kukuk Kultur”. Mirënjohje dhe dhurata për vullnetarët që kanë punuar, po ashtu u ndanë edhe nga drejtueset dhe stafi i çerdhes.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe prindër, fëmijë si dhe mysafirë tjerë të pranishëm.