Republika e Kosoves

Shtime

PËRUROHET PIKA PËR PËRGATITJEN E ËMBËLSIRAVE

2018/12/20 - 1:25

Shtime më, 20 dhjetor 2018 – Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” zbatuar nga IADK në bashkëpunim me Komunën e Shtimes është paraparë Ngritja e Pikësë së Ëmbëlsirës në Komunën e Shtimes, ku sot është bërë përurimi i pikës për përgatitjen e ëmbëlsirave, në këtë përurim kanë marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit të Shtimes znj. Medina Brahaj, drjetorë të Drejtorive Komunale, drejtori ekzekutiv z. Zenel Bunajku, zyrtarë komunal dhe shumë gra me interes të projektit.

Drejtori ekzekutiv z. Zenel Bunjaku ka thënë “ Se më vjen shumë mire që gjindet këtu duke falënderuar Komunën e Shtimes për mbështetjen dhe përkrahjen për bashkëpunimet që ne si IADK bëjmë gjithmonë me Komunën tuaj. Në fund u bë vizitë paisjeve të këtij biznesi dhe u shtrua një koktej i përgatitur nga grate ku kishin përgatitur ushqime tradicionale për pjesëmarrësit.

Ndërsa znj. Elmaze Dauti tha se “ Ndjehem shumë e kënaqur si dhe falënderoj shumë komunën e Shtimes dhe IADK-në, tani shpresoj dhe besoj se biznesi im të rritet dhe të punësojë sa më shumë gra”.

Komuna e Shtimes dhe IADK-ja përkrahë përfituesen Elmaze Dauti nga komuna Shtime me pajisje profesionale për prodhim të ëmbëlsirave në vlerë prej 10,000€. Përfituesja përmes kësaj përkrahje do të punësojë edhe gra tjera për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të ëmbëlsirave.