Republika e Kosoves

Shtime

PO MBAHET TESTI I MATURËS

2020/08/29 - 1:05

Shtime, 29 gusht 2020 – Sot po mbahet testi i maturës për nxënësit e shkollave të mesme.
426 maturantë nga Gjimnazi ” Naim Frashëri” dhe nga Shkolla e Lartë Profesionale, po testojnë dijen e tyre.
Procesin nga afër e përcjellën kryetari i Komunës, Naim Ismajli, dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Agime Hasani-Roshaj, të cilët vizituan disa nga klasat ku u mbajt testimi.
Kryetari Ismajli bëri të ditur se i gjithë ky proces është duke shkuar mirë duke respektuar masat ndaj covid-19, të rekomanduara nga IKPSH-ja dhe MASH, po ashtu ju uroi suksese të gjithë maturantëve në testin e maturës dhe shumë suksese në studimet e mëtutjeshme.
Ky test ka të bëjë me të gjitha lëndët njëherësh, kjo për shkak të pandemisë, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit, Agime Hasani-Roshaj.