Republika e Kosoves

Shtime

PROMOVOHET LIBRI MONOGRAFIK “SHKOLLA E PARË SHQIPE NË SHTIME”

2021/12/23 - 4:29

Shtime, 23 dhjetor 2021 – Me rastin e 80-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Shtime, nën patronatin e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu është bërë promovimi i librit monografik “Shkolla e parë shqipe në Shtime” i autorit Banush Imeri.
Gjatë ceremonisë së promovimit të librit “Shkolla e parë shqipe në Shtime”, një fjalë rasti ka mbajtur redaktori, Sabit Jaha, pastaj për rëndësinë e librit në fjalë ka folur recensenti, Halim Hyseni. Ndërkaq, fjalimin e recensentit Bajram Shatri e lexoi Sabit Jaha. Pas tyre një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili tha:
“Jam i lumtur që ndodhem sot në këtë ceremoni promovimi të librit monografik “Shkolla e parë shqipe në Shtime”, të autorit Banush Imeri. Më lejoni që shkurtimisht të ndaj disa mendime me ju, për autorin dhe librin në fjalë. Promovimi i sotëm për të cilin jemi mbledhur këtu, do të zë një vend të veçantë në aktivitetet kulturore të komunës sonë, ku kujtesa dhe krenaria kombëtare për arsimin shqip shkon mbrapa në histori, duke shpalosur në mënyrë krejt të veçantë fillet e arsimit shqip në Shtime. Pasqyrimin e historisë lidhur me hapjen shkollës së parë shqipe në Shtime, autori Banush Imeri nuk e ka pasur aspak të lehtë, prandaj i përshkrimi i asaj kohe me anë të penës, duke i vendosur të tjerët në koshiencë me realitetin sfidues te atyre viteve, është një mesazh i fortë për të gjithë shoqërinë tonë edhe në ditët e sotme. Të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e këtij libri (por jo vetëm), jam i bindur se ky botim do të mbetet me rëndësi të veçantë për të gjithë ne, por në veçanti për brezat e ri te studjueseve. Unë, si kryetar i Komunës do jem gjithmonë i hapur për të mbështetur pa asnjë hezitim botimin e librave të tillë monografik që kanë vlerë të veçantë dhe janë domethënës për shoqërinë tonë. Ka ardhur koha, që qytetarët tanë të jenë pro-aktiv ndaj librit, pasi që në gjykimin tim kjo është forma më e mirë për një shoqëri të shëndetshme dijesh. Kur një libër del nga duart e shkrimtarit dhe e sheh dritën e botimit, ai del nga kontrolli i autorit dhe fiton një jetë krejt të vetën në sytë e lexuesve. E pra, lexim të kendshem të gjithë lexueseve ndersa intelektualit e pedagogut tonë të nderuar shtimjan, zotëri Banush Imeri, i urojmë suksese te tjera te radhës në krijimtri! Baca Banush siç kam deshirë të ju therras, Të lumtë pena e mendja, paç shëndet të plotë e nga ju presim sa më shume vepra të tilla të çmueshme”, përfundoi kryetari Aliu.
Në përmbyllje të këtij promovimi, një fjalë rasti mbajti autori i librit, Banush Imeri, kurse nga publiku me fjalë përshëndetëse kushtuar autorit foli arsimtari Veli Beha dhe mësuesja Miradije Beqa. Në fund për të gjithë të pranishmit nga Komuna e Shtimes është organizuar një koktej rasti.