Republika e Kosoves

Shtime

RREGULLOHET NDRIÇIMI NË FUSHËN E FUTBOLLIT NË SHTIME

2019/01/29 - 3:47

RREGULLOHET NDRIÇIMI NË FUSHËN E FUTBOLLIT NË SHTIME

Shtime më, 29 janar 2019 – Këto ditë janë instaluar reflektorët për ndriçim në Fushën e Futbollit në Shtime, ndërsa për këtë ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Lumni Amrushi, i cili tha se me rregullimin e kushteve atmosferike pritet që sportistët t’i zhvillojnë aktivitetet edhe në orët e vona të mbrëmjës.
Edhe Klubi i Futbollit “Vjosa” nëpërmjet rrjetit social ka falenderuar dhe ka përshëndetur punimet për ndriçimin e Fushës së Futbollit.