Republika e Kosoves

Shtime

SESION INFORMUES REGJIONAL PËR FERMERË DHE AGROBIZNESE

2022/07/20 - 1:13

SESION INFORMUES REGJIONAL PËR FERMERË DHE AGROBIZNESE
Në kuadër të fushatës informuese të Programit për Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se sesioni informues për grantet e këtij viti që përfshin komunat regjionale, mbahet më 20.07.2022 (e mërkurë), në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me fillim nga ora 10:00.
Në sesion, zyrtarët e ministrisë nga Departamenti i Zhvillimit Rural dhe nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), do të shpalosin detaje për programin e granteve, kualifikimet dhe detajet e nevojshme për aplikim të fermerëve, bizneseve agro-ushqimore, bizneseve të turizmit rural dhe Grupeve Lokale të Veprimit.
Ftojmë fermerët dhe agrobizneset në Komunën e Shtimes që synojnë aplikimin në këtë program, të bëhen pjesë e këtij sesioni informues.