Republika e Kosoves

Shtime

SHËNOHET DITA E VETERANIT NË KOMUNËN E SHTIMES

2021/01/04 - 11:02

Shtime, 30 dhjetor 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me nënkryetarin e Komunës, Rrahman Jakupi dhe drejtorin e DSHMS-së, Masë Baftiu kanë pritur në takim përfaqësuesit e Organizatava të Dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari Ismajli të pranishmëve ju uroj Ditën e Veteranit, si dhe u bëri të ditur për ndarjen e zyrave të reja për këto Shoqata.
Dita e Veteranit u shënua edhe me një sërë aktivitetesh, homazhe dhe vendosje e kurorave me lule pranë varrezave të dëshmorëve dhe veteranëve në Shtime, si dhe vizitë punimeve te Shtabi i UÇK-së në fshatin Pjetërshticë.
Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.