Republika e Kosoves

Shtime

SHËNOHET DITA E VETERANIT TË UÇK-së NË SHTIME

2018/12/30 - 10:49

Shtime më 30.12.2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe nënkryetari, z. Rrahman Jakupi së bashku me Shoqatat e dalura nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), që veprojnë në komunën e Shtimes kanë bërë homazhe në varrezat e Veteraneve e të dëshmorëve në Shtime, në Kompleksin Memorial të Reçakut dhe në Mollopolc.

Kryetari Ismajli në këtë rast ka thënë: ” Sot është një ditë e veçantë, është 30 dhjetori – Dita e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fillimisht më lejoni të përshëndes dhe të uroj të gjithë nëna dhe baballarë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Në këtë ditë i uroj gjithë ushtarët tanë që ishin krahë për krahë në betejat e lavdisë, në betejat e krenarisë, në betejat ku u sakrifikua deri në flijim që të gëzojmë ne sot”.