Republika e Kosoves

Shtime

SHESHI “AHMET SHTIMJA” MERR PAMJE TË RE

2020/06/26 - 8:04

Shtime, 25 qershor 2020 – Në qytetin e Shtimes, ditë më parë ka nisur rindërtimi i Sheshit “Ahmet Shtimja”, i cili shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Shtimjanja, me një sipërfaqe prej 3500 metra katrorë. Kjo sipërfaqe publike është duke u trajtuar në mënyrë profesonale. Me këtë projekt, sheshi në fjalë do të ketë ulëse, gjelbërim të ulët dhe të lartë, kanalizim kullues atmosferik dhe për ujëra të zeza, trupa ndriçues e të tjerë. Në fazën e parë të projektit, pjesa e parkut do të shtrohet me tulla, të cilat kanë sasi të kuarcit, gjë që kjo do të përfshinë komplet Sheshin “Ahmet Shtimja” prej urës kryesore deri tek ura e tretë në rrugën “Imer Devetaku”, tregon zyrtari për Urbanizëm, Gazmend Hysenaj. Ai bëri të ditur se banorët e kësaj zone do të kenë leje të posaçme për qarkullim si dhe do të trajtohen me parking të veçantë te pjesa e xhamisë. Vlera e përgjithshme e këtij projekti dyvjeçar është 190,028.00 euro, mjete këto të bashkëfinancuara nga Komuna e Shtimes dhe Ministrisa e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndërkaq punimet është duke i kryer NNP “Kadolli”. Përndryshe, ky investim ishte i qëlluar dhe mëse i nevojshëm për qytetin e në veçanti për ata qytetarë, të cilët duan që kohën e lirë ta kalojnë duke shëtitur dhe argëtuar në këtë shesh.
Ndërkaq për pjesën e dytë, e cila tash për tash është në fazën e tenderimit, dha sqarime drejtoresha për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Shqipe Rexhaj. Ajo tregoi se pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e tenderimit do të fillojnë punimet për zgjerimin e trotuarit në të dy anët e lumit prej urës te rruga “Imer Devetaku” deri tek ura në rrugën “Afrim Selmanaj”. Me këtë projekt parashihet të ketë stazë për ecje të këmbësorëve, gjelbërim, ndriçim publik dhe shporta për hedhje të mbeturinave, thotë drejtoresha Rexhaj. Po ashtu rregullimi dhe zgjerimi i trotuarit do të bëhet me kubëza betoni të të njëjtit material dhe ngjyrë si në Sheshin “Ahmet Shtimja”, tregon Rexhaj. Ndërkaq, drejtori për Prokurim Publik, Muhadin Halili bënë të ditur se ky projekt do të realiohet në bashkëfinancim me Komunën e Shtimes, Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe DEMOS-it. Vlera e projektit total është 154,461.00 euro, thotë drejtori Halili të cilat mjete tregon ai janë siguruar si grant qeveritar për performancën e mirë të treguar në realizimin e projekteve nga Komuna e Shtimes.
Zbatimi i këtyre projekteve, përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë që Komuna është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Shtimes. Ky projekt tregon edhe njëherë vizionin e qartë që ka kryetari i Komunës, Naim Ismajli për intensifikimin e punës për pëmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës së fundit elektorale.