Republika e Kosoves

Shtime

SHOQATA E PENSIONISTËVE DHE INVALIDËVE TË PUNËS, KRYQI I KUQ DHE SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIK BËHEN ME OBJEKT TË PËRHERSHËM

2021/01/04 - 11:03

Shtime, 31 dhjetor 2021 – Kryetari i Komunës, me rekomandimin e Drejtorisë për Shëndetësi ka marrur Vendimin që Shoqata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Kryqi i Kuq i Kosovës në Shtime dhe Shoqata e të burgosurve politik në Shtime të vendosen në objekt të përhershëm ku do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore, ndërsa zyre janë ndarë edhe për Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së.
Nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musa Baftiu kanë ndarë vendimet si dhe kanë vizituar objektin i cili tani e tutje do t’i shërbeje Organizatave të Shoqërisë Civile.