Republika e Kosoves

Shtime

SONTE U BË DEZINSEKTIMI HAPËSINOR NË QYTETIN E SHTIMES

2020/08/28 - 2:03

Shtime, 28 gusht 2020 Duke filluar nga ora 21 është bërë dezinsektimi hapësinor në të gjitha lagjet e qytetit të Shtimes për eleminimin e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli me këtë rast ka falenderuar kompaninë “Ekologjia” e cila në mënyrë vullnetare ka bërë dezinsektimin sonte në qytetin e Shtimes.
Ndërsa menaxheri i projektit, Bashkim Ahmeti bënë të ditur se së shpejti pritet që të nënshkruajmë kontratë edhe për dezinsektimin e të gjitha fshatrave të komunës sonë.