Republika e Kosoves

Shtime

SOT NË ORA 17:00, NDIZEN DRITAT E VITIT TË RI NË SHTIME

2021/12/24 - 3:31

Shtime, 24 dhjetor 2021 – Në prag të ndërrimit të moteve është stolisur sheshi buzë lumit Shtimjanja. Andaj, për të shijuar atmosferën festive, ftojmë më 24 dhjetor, në ora 17:00 fëmijët së bashku me prindërit e tyre që të marrin pjesë në Sheshin “Ahmet Shtimja”, ku do të ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri nga kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Pavarësisht se kishte delema nëse Shtimja nuk do të zbukurohej për shkak të mosplanifikimit të buxhetit nga qeveria e kaluar, falë bashkëpunimit të kryetarit Aliu, i cili ka gjetur mirëkuptim te disa biznese ka arritur stolisjen e sheshit në fjalë.
Ky festim do të jetë plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike ku veç fëmijët dijnë t’i falin festës së Vitit të Ri.