Republika e Kosoves

Shtime

TASHMË TRADICIONALE “SOFRA SHKOLLORE 2018” NË SHKOLLËN “EMIN DURAKU”

2018/04/26 - 12:35

 

 

Shtime, 26 maj 2018, në sallën e edukatës fizike të Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku” të Shtimes nga Klubi i Gjelbër është organizuar aktivitetit tashmë tradicional “Sofra Shkollore 2018”, ku kjo tryezë ishte e mbushur me përplotë ushqime të llojllojshme, nxënësit kishin përgatitur me ndihmën e prindërve të tyre ku qëllimi ishte për të sigurauar një fond për familjet me nevojë dhe aktivitetet shkollore. Në këtë organizim morën pjesë kryetari z. Naim Ismajli, drejtori i arsimit z. Mensur Neziri si dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Kryetari Isamajli i përgëzojë për iniciativën dhe organizimin e Sofrës Shkollore e cila tashmë është bërë traditë që 7-të vite. Një falënderim dhe respekt për nxënësit dhe prindërit e tyre të cilët kanë përgatitur këtë ushqim për të siguruar një fond i cili do t’i dedikohet familjeve me nevojë si dhe aktiviteteve shkollore.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle, z. Labinot Rexha përshëndeti pjesmarrësit e këti aktiviteti të organizuar nga Klubi i Gjelbër. Urojmë që kjo traditë në shkollën tonë të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe të jetë sa më madhështore, ju faleminderit të gjithëve për pjesmarrjen.

Si dhe kryetari i Klubit të gjelbërt z. Durim Ademaj përshëndeti dhe falënderoi pjesmarrësit.