Republika e Kosoves

Shtime

Task Forca e themeluar në nivel të DKA-së vizitoi sot objektet shkollore

2020/08/25 - 2:54

Shtime, 25 gusht 2020 – Sot gjatë ditës, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Agime Hasani Roshaj së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale z. Musë Baftiu vizituan shkollat për të marrë informacione rreth përgatitjes për fillimin e vitit shkollor 2020/21.
Anëtarët e Task Forcës u njoftuan nga drejtorët e shkollave për hapësirat shkollore, përgatitjen dhe pastrimin e hapësirave shkollore për t’i pritur nxënësit më 1 shtator.
Komuna e Shtimes po përgatitet që të fillojë mësimi sipas skenareve të parapara tek Udhëzuesi i MASH si dhe po punohet në vazhdimësi që shkollat të jenë në gatishmëri të plotë për sigurimin e shëndetit të nxënësve dhe respektimin e masave parandaluese ndaj COVID-19.