Republika e Kosoves

Shtime

Të nderuar qytetare,

2022/01/01 - 11:37

Të nderuar qytetarë,
Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Zoti u dhashtë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbje për të dashurit e tyre që nuk janë më në mesin e tyre si dhe të gjithë atyre që luftojnë me sëmundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore.
I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për vitin 2022!
Qoftë një vit i bukur, me shëndet, me dashuri e ngjyra në jetën e të gjithëve.
Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.
Gëzuar 2022!