Republika e Kosoves

Shtime

Të dielen, shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore për vendin.

2021/03/05 - 11:17

Me këtë rast, Komuna e Shtimes, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka uruar të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë si dhe ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID 19 nuk do të ketë organizime kolektive sa i përket shënimit të kësaj date, përveç aktivitetit ku DKA dhe drejtoria e shkollës do të ndajë mirënjohje për veteranët e arsimit në mënyrë individuale në secilën shkollë të komunës së Shtimes.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e mësuesve, veteranëve të arsimit dhe gjithë atyre që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Gëzuar 7 marsin!