Republika e Kosoves

Shtime

Te nderuar qytetare te komunes se Shtimes,

2022/01/10 - 3:40

Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes,
Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë vazhduar gjatë tërë ditës edhe në komunën tonë. Komuna ka kërkuar nga kompania kontraktuese angazhim maksimal për të pastruar rrugët nga bora. Ndërkohë që akset kryesore rrugore janë të kalueshme, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave dhe mundësisë së madhe të rrëshqitjes në rrugë. Prandaj, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të kenë shumë kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve të rënduara klimatike.