Republika e Kosoves

Shtime

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2021/03/08 - 2:21

Telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës pas një aksident në vendin e punës, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Irfan Dauti nga Shtimja.
Kryetari Komunës së Shtimes, Naim Ismajli në emër të të gjitha institucioneve komunale shpreh ngushëllime familjes Dauti nga komuna e Shtimes me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Irfan Dauti.
“I tronditur nga kjo ngjarje e sotme, e kobshme për familjen Dauti, për miqtë dhe të gjitha ata që e njohën Irfan Dautin. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Dauti, të afërmve dhe kolegëve të tij. Do ta kujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës !”, – është shprehur Kryetari Ismajli.