Republika e Kosoves

Shtime

THEMELOHET SHOQATA E VETERANËVE TË ARSIMIT NË SHTIME

2018/12/21 - 1:18

Shtime më, 21.12.2018 – Në sallën e vjetër të Kuvendit të Komunës së Shtimes u mbajt Kuvendi i I-rë zgjedhor i Veteranëve të Arsimit të komunës së Shtimes.

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi dhe drejtori i DKA-së, z. Mensur Neziri kanë marrë pjesë në këtë takim, ku me nga një fjalë përshëndetëse kanë uruar Kuvendit punë të mbarë e të suksesshme.

Shoqata e Veteranëve të Arsimit në Shtime, në Kuvendin e I-rë zgjedhor të saj për kryetar ka zgjedhur, prof. Banush Imeri, nënkryetar Ahmet Ahmeti dhe Abdyl Hajredini, ndersa sekretar Imer Abazi.