Republika e Kosoves

Shtime

THEMELOHET TASK FORCA NË NIVEL TË DKA-SË PËR ORGANIZIMIN E MËSIMIT 2020/2021 NË KUSHTET E PANDEMISË COVID-19

2020/08/21 - 2:48

Shtime, 21 gusht 2020 – Komuna e Shtimes ka themeluar Task Forcën në nivel të DKA-së duke u bazuar në dokumentin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për organizimin e vitit shkollor, përkrahja e nxënësve sipas situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID-19 si dhe është hartuar Plani i punës ku përfshihen mbledhjet e rregullta, orari, formati i takimeve, mënyra e vendimarrjes;
Verifikimi i skenarëve sipas nivelit e rrezikshmërisë në komunë dhe kushtet e shkollës;
Monitorimi i zbatimit të skenarëve në vitin e ri shkollor si dhe përcaktimi i masave përkrahëse për shkollat.
Në kuadër të kësaj është mbajtuar takimi i rregullt i këtij grupi të cilët kanë diskutuar kushtet dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në komunën e Shtimes.
Sipas Planit të Punës Task Forca do të paraqes raport tek kryetari i Komunës, Shtabi Emergjent Komunal lidhur mbi shëndetin, shërbimet publike në shkolla, sigurinë publike të nxënësve, mësimdhënsve në përgjithësi të stafit shkollor si dhe funksionimin e procesit mësimor në tërësi sipas Udhëzuesit të MASHTI-t për vitin shkollor 2020/2021 si dhe do të ndihmon, këshillon drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor 2020/2021. Kujdeset në zbatimin e skenarëve A (rrezikshmëri e ulët), B (rrezikshmëri e mesme), C (rrezikshmëri e lartë), sipas Udhëzuesit të MASHT-it, bënë vlerësimin e situatës së COVID 19 në shkollat e komunës si dhe i rekomandon kryetarit të Komunës së Shtimes dhe Shtabit Emergjent për të marrur vendimin e zbatimit për secilin skenar.