Republika e Kosoves

Shtime

U MBAJT DEBATI PUBLIK ME QYTETARË

2018/12/28 - 4:48

Shtime më, 28 dhjetor 2018 – Kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë, ku me këtë rast ka prezantuar punën dhe aktivitetin e administrates komunale të Komunës së Shtimes për Raportin Vjetor 2018.
Në këtë debat ishin të pranishëm, përfaqësues të Shoqërisë Civile, zyrtarë komunal, OJQ dhe qytetarë të Shtimes.

Kryetari Ismajli, ka përshëndetur të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kohën që kanë gjetur që të na bashkohen në debat publik. Gjatë debatit kryetari Ismajli ka shpalosur projektet kapitale të cilat kanë përfunduar dhe të cilat do të përfundojnë gjatë viteve në vazhdim.
Kryetari i komunës, elaboroi të gjitha aktivitetet dhe projektet e realizuar në këtë periudhë kohore dhe theksoi se të gjitha projektet janë përcjellur me kujdes nga komisione profesionale gjatë realizimit të punimeve.

Të gjitha projektet e parapara për realizim gjatë kësaj periudhe janë arritur, madje në disa sektor apo drejtori komunale i kemi tejkaluar pritshmëritë, falë bashkëpunimit të qytetarëve me komunën, në realizim të projekteve.

Z. Ismajli ka inkurajuar qytetarët që t`i japin kontributet e tyre në çfarë do fushe dhe t’i paraqesin kërkesat e tyre dhe sugjerimet, duke thënë se i mirëpresim të gjitha kërkesat e tyre.