Republika e Kosoves

Shtime

U MBAJT MBLEDHJA E SHTATË E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTIMES

2019/07/11 - 2:32

 

Shtime, 11. 7. 2019  U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtimes, kryesuar nga kryesuesja e Kuvendit, Medina Brahaj. Në mbledhje morën pjesë nënkryetari i komunës, z. Rrahman Jakupi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të LMT-së KFOR, Radio Zëri i Shtimes dhe përfaqësues të OSBE-së.

Gjatë kësaj mbledhje nga kuvendarët janë diskutuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi i ekstrakt procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 24.06.2019,

Pyetje – Përgjigje,

Informatë nga Kryetari mbi gjendjen Ekonomike Financiare të Komunës për periudhën Janar- Qershor 2019,

Raporti gjashtëmujor Buxhetor Janar – Qershor 2019,

Njoftim rreth procedurave për shpronësimin e Pronave te puset e Ujësjellësit në Shtime,

Propozim-vendim për themelimin e Komisionit për Emërtimin e Objekteve publike, si dhe Shqyrtimi i Kërkesave.