Republika e Kosoves

Shtime

U MBAJT MBLEDHJA E SHTATË E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS

2018/07/12 - 7:21

Shtime, 12 korrik 2018 – Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtimes, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja znjsh. Medina Brahaj. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi, përfaqësues nga KFOR-i, OSBE-ja, OJQ- të Vizionida dhe Polis, si dhe media lokale.

Kuvendi me kërkesën e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës para aprovimit të rendit të ditës kanë propozuar për pikë shtesë të rendit të ditës edhe pikën Pyetje – Përgjigje, e cila është aprovuar me shumicë të votavve.

Me vota unanime Kuvendi ka aprovuar Draft – Planin për transparencë të komunës së Shtimes – 2019 si dhe ka aprovuar poashtu edhe Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2018 për katërmujorin e këtij viti.

Pas shqyrtimit të dy herë radhazi Propozim-Vendimin për shpallje me interes të përgjithshëm, 4855m2, pjesë të Ngastrës Kadastrale P-1401-1, ZK-Shtime, me shumicë votash Kuvendi ka aprovuar këtë pikë, ndërsa pas diskutimeve të gjata dhe pas sqarimeve të marra nga ekzekutivi, drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Kuvendi ka marr Vendim për shpalljen e Zonës Ekonomike në fshatin Gllavicë.

Në pikën e fundit, pyetje – përgjigje, pas disa diskutimeve nga ana e këshilltarëve, për shkak të mungesës së kuorumit në këtë pikë të rendit të ditës, ka përfunduar mbledhja e KK-së.

Kjo mbledhje e Kuvendit është mbajtur gjatë kësaj periudhe kohore për shkak të pushimeve vjetore, ndërsa pritet që mbledhja e radhës e Kuvendit të mbahet në fund të muajit gusht.