Republika e Kosoves

Shtime

U MBAJT TAKIM I SHTABIT EMERGJENT LOKAL

2020/07/14 - 2:44

Shtime, 14 korrik 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka mbajtur mbledhjen e Shtabit Emergjent Lokal, ndërsa si qëllim i kësaj mbledhje ishte diskutimi lidhur me respektimin e masave të fundit të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK).
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe zëvëndëskomandanti i Stacionit të Policisë në Shtime, rreshter, Bekim Jakupi i shoqëruar nga rreshteri Hasan Hysenaj, nënkryetari Komunës, Rrahman Jakupi, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Musa Baftiu si dhe drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Hamza Tërshani.
Kryetari Ismajli diskutoi edhe për koordinimin e punëve të Policisë në Shtime dhe Sektorit të Inspektorëve Komunalë si dhe kërkoi fillimin e hartimit të Planit Operativ të përbashkët Polici-Insepktorë lidhur me zbatimin e masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe IKSHPK-ja.
Në fund, të këtij takimi rezultuan këto rekomandime:
– Të respektohet vendimi për bartjen e maskave, në të gjitha hapësirat publike dhe në të gjitha ambientet, lokalet, marketet etj – Inspektorët Sanitarë;
– Të rritet mobilizimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime si dhe të filloi së zbatuari formularët për vetë izolim të rasteve me COVID – 19;
– Policia e Kosovës dhe Inspektorët do të këshillojnë qytetarët dhe bizneset për masat, aty ku nuk respektohen do të gjobiten;
– Mobilizim i Ndërmarrjeve Publike si Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, NPRM “Pastërtia” dhe Njësia e Zjarrëfikësve në Shtime.