Republika e Kosoves

Shtime

URIMI I KRYETARIT ISMAJLI NË 22-VJETORIN E THEMELIMIT TË PIKËS SË UÇK-së NË RANCË

2020/06/26 - 2:15

Shtime, 26 qershor 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Pikës së UÇK-së, në Rancë, ka uruar këtë ditë për të gjithë ata që kontibuan në luftën për lirinë.

“Kam nderin që sot në këtë ditë të kujtojmë e të iu përulemi veprës dhe jetës së gjithë atyre dëshmorëve, të cilët kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit tonë e të cilët sollën lirinë e shumë pritur nga të gjithë ne, ju qoftë lavdi”.

Kryetari Ismajli shtoi se “Jemi me fat që kemi dy objekte me rëndësi kulturo-historike, Shtabin e UÇK-së në Rancë dhe atë në Pjetërshticë, i cili është në përfundim të renovimit. Kanë qenë dy kazerma, dy vende ku pjesëtarët e UÇK-së kanë kaluar çaste të mira e të lira.
Nga Kazerma e Rancës kanë dalë shumë veprimtarë dhe dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, tha kryetari Ismajli.