Republika e Kosoves

Shtime

VAZHDON DEZIFEKTIMI I INSTITUCIONEVE KOMUNALE

2020/06/23 - 3:01

Shtime, 23 qershor 2020 – Masat preventive për mbrojtje nga virusi Covid 19, Komuna e Shtimes po i vazhdon me procesin e dezinfektimit të hapësirave të brendshme të institucioneve komunale. Ky proces ka nisur dje dhe do të vazhdon edhe sot si preventivë nga virusi korona, thotë zyrtari komunal Bashkim Ahmeti. Ai bëri të ditur se kjo masë po ndërmerret për herë të tretë, ku janë dezinfektuar: Objektet shkollore, çerdhja e fëmijëve, Komuna, QKMF-ja dhe QMF-të nëpër fshatra, Muzeu, Shtëpia e Kulturës, Halla e Sporteve, Shtëpia e Komunitetit, objekti i Zjarrfikësve etj. Dezinfektimin e hapësirave shkollore, shëndetësore, kulturore dhe komunale është duke e bërë Kompania “Ekologjia” nga Ferizaj.