Republika e Kosoves

Shtime

VAZHDON NDIHMA PËR FAMILJET SKAMNORE, NË KOMUNËN E SHTIMES

2021/01/04 - 11:01

Shtime, 28 dhjetor 2020 – Edhe pse gjatë gjithë vitit, Komuna e Shtimes ka qenë e angazhuar dhe e përkushtuar në mbrojtjen dhe ndihmën për qytetarët, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), përmes Qendrës për Punë Sociale (QPS), ka shtuar aktivitetin e vet, në këtë fund vit, që të ndihmojë familjet skamnore përmes pakove ushqimore dhe higjienike.
Shpërndarja e këtyre pakove, po bëhet nga ekipet e DSHMS-së, të mbështetur nga QPS, të cilat u dërgohen nëpër shtëpi familjeve me nevojë.
Në këtë aktivitet, sot ka marrë pjesë edhe drejtori i DSHMS-së, Musë Baftiu dhe u.d. i QPS-së, Burim Fazliu.
Drejtori, Musë Baftiu, shprehu mirënjohjen dhe falënderoi punëtorët e QPS-së, të cilët përveç punëve dhe detyrave zyrtare kanë qenë të gatshëm në çdo kohë të kryejnë këto aktivitete humane gjatë gjithë vitit, sidomos tani kur janë duke u shpërndarë 685 pako, në vlerë 21039.83 euro.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë, Komuna e Shtimes, gjegjësisht DSHMS nga buxheti vetijak, ka ndarë 985 pako ndihma familjeve me nevojë, në vlerë të përgjithshme 40644.83€, pa llogaritur ndihmat e tjera të ofruara nga bashkëpunimi me donatorët e shumtë, të cilët meritojnë falenderim, thotë drejtori Baftiu. Ai thotë se DSHMS, mbetet e përkushtuar në përcjelljen e gjendjes sociale të familjeve me nevojë, përmes mekanizmave të vet, siç është QPS-ja.