Republika e Kosoves

Shtime

VIZITË KAMPIT VEROR NGA OJQ – BSFK

2018/07/16 - 12:13

Sot drejtori i drejtorisë së Arsimit z. Mensur Neziri vizitoi Kampin Verore i cili është duke u realizuar në SHF “ Emin Duraku ” në Shtime,

Drejtori z. Neziri u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle, znj. Jasmine Xhakli-Hysaj dhe koordinatorja e BSFK-së, znjsh. Diarta Vishesella.

“Këtë punë që jeni duke e bërë, me shumë dashuri dhe përkushtim ju udhëheqësit dhe vullnetarët e BSFK-së, meritoni respekt të veçantë dhe falënderime pa fund. Këta fëmijë që i takova sot, u janë rikthyer lodrave dhe argëtimit fëmijëror në këtë kurs veror, ju përgëzoj për punën dhe vullnetin tuaj, suksese të mëtejme”, u shpreh drejtori i DKA-së Mensur Neziri.