Republika e Kosoves

Shtime

ZYRTARISHT NISIN AKTIVITETET E KLUBIT TË BASKETBOLLIT VJOSA NË SHTIME

2020/06/26 - 3:18

Shtime, 26 qershor 2020 – Sonte në Palestrën Sportive në Shtime kanë filluar zyrtarisht aktivitetet e Klubit të Basketbollit “KB Vjosa”, ku të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe drejtori i DKRS-së, Lumni Amrushi, kryesia e klubit dhe kryetari i Klubit të Basketbollit “KB Vjosa”, Nazmi Iballi.

Drejtori i DKRS-së, Lumni Amrushi në këtë event historik për qytetin tonë u shpreh se kjo është diçka e bukur dhe shumë e mirëpritur për qytetin tonë, “Tashmë jemi në fillim, do të keni përkrahje të vazhdueshme nga kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe drejtoria që e drejtoj, shpresoj dhe besoj se kjo punë do të ecë mbarë dhe do të kemi sukses padyshim, gjithashtu zotohemi për gatishmerinë e Institucionit në kuptimin e mbështetjes në mënyrë që ky klub të shënojë suksese në Basketbollin kosovar” tha drejtori Amrushi.