Republika e Kosoves

Shtime

Pozita gjeografike

Komuna e Shtimes gjendet në pjesën qendrore të Kosovës, apo në koordinatat 00.00. Territori i komunës së Shtimes ka një sipërfaqe prej 134 km2 (13,450.8 hektarë), gjegjësisht, 1,2 për qind të territorit të Kosovës. Afër 48,4 % e territorit të komunës është tokë bujqësore dhe bujqësia është një nga prioritetet zhvillimore të komunës.

Komuna ka 23 vendbanime duke përfshirë qytetin e Shtimes dhe 22 fshatra, prej të cilave 13 shtrihen në pjesën kodrinore – malore, ndërsa 9 prej tyre në pjesën rrafshinore. Shumica e fshatrave të komunës janë të lidhura me Shtimen me rrugë të asfaltuara. Nga regjistrimi i fundit i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, sipas rezultateve preliminare të publikuara të mërkurën nga Enti i Statistikës së Kosovës (ESK), ka rezultuar se Komuna e Shtimes ka 27 mijë e 288 banorë. (13.839 meshkuj dhe 13.449 femra). Nga këto shifra del se prej 34 komunave, në të cilat është bërë regjistrimi i popullsisë, Shtimja është komuna e njëzet e katërt me radhë për ka numri i banorëve.

Kryqëzimi i akseve rrugore të rëndësishme në relacionet Prizren – Prishtinë dhe Prizren-Ferizaj-Shkup janë segmente me rëndësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës.

Komuna e Shtimes kufizohet me Komunën e Ferizajt, Lipjanit dhe Therandës (Suharekës).

Qyteti i Shtimes është 31 km larg nga kryeqendra e Kosovës (Prishtina), 48 km nga Prizreni dhe 13 km nga Ferizaj. Shtimja është udhëkryq i rrugëve regjionale, këtë segment duhet ruajtur dhe zgjeruar edhe gjatë hartimit të Planit Gjeneral Urbanistik