Republika e Kosoves

Shtime

SHPALLJE – “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“

2019/01/29 - 8:56

SHPALLJE Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“ projekt trevjeçar (2017-2019), i përkrahur nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania. Projekti përfshinë komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Shtime dhe Ferizaj. Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e grave qё nuk janё nё mardhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike të cilat janë të gatshme të punojnë dhe shoqërohen me të tjerat. IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me Komunёn e Shtimes, do tё investoj nё hapjen e njё byfeje nё SHFMU “Lasgush Poradeci” nё Fshatin Muzeqinё, ku do pёrgatiten ushqimet pёr nxёnёsit e shkollёs dhe do tё punёsohen 4 gra. Paraprakisht IADK do tё organizoj njё kurs trajnimi me njё grup prej 10 grave, tё cilat do tё aftёsohen profesionalisht pёr pёrgatitjen e ushqimeve tё ndryshme pёr nxёnёs, dhe pastaj 4 prej tyre do tё pёrzgjedhen pёr tё punuar nё byfe. Andaj ftohen grat e interesuara qё tё aplikojnё për përcjelljen e trajnimeve për përgatitjen e ushqimeve tё ndryshme pёr nxёnёs, tё cilat pas pёrfundimit tё kursit trajnues, do tё aplikojnё pёr punёsim nё byfen e shkollёs. KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR   GRAT PËR TRAJNIME JANË :

  1. Tё jenё me moshё 18-55 vjeç dhe tё jenё nga Komuna e Shtimes;
  2. Tё kenё nivelin e ulёt tё shkollimit dhe qё shprehin interesim pёr vijueshmёri tё rregullt nё programin trajnues;
  3. Tё mos jenё nё mardhёnie pune, dhe tё jenё nё gjendje tё mirё shëndetësore ;
  4. Pёrparёsi do tё kenё gratё me gjendje jo tё mirё ekonomike nё zonat rurale, e sidomos ato qё janё nga vendbanimi apo afёr vendit ku ndodhet shkolla;
Aplikimi duhet bërë nё Zyrën e Sektorit pёr Bujqёsi nё Komunёn e Shtimes, ku mund tё merren aplikacionet dhe pas plotёsimint, duhet bashkangjitur edhe kopja e leternjoftimit.  Konkursi për aplikim është i hapur nga data 29.01.2019 deri më 01.02.2019 . Drejtor Ekzekutiv: Zenel Bunjaku  

Forma e aplikacionit: SHPALLJE – “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës“