Republika e Kosoves

Shtime

Medina Brahaj

Medina Brahaj u lind më 16.09.1994, në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Shtime pranë Shkollës Fillore “Emin Duraku”. Pas shkollimit të mesëm, u përcaktua të ndjek studimet e larta, shkalla Bachelor, në drejtimin e Arkitekturës, pranë Fakultetit UBT në Prishtinë. Gjatë viteve të studimit u shpërblye me certifikata e mirënjohje për të arriturat e saj, punimet dhe pjesëmarrjen në ekspozita të ndryshme në kuadër të Universitetit. Gjatë vitit të dytë të studimeve fillon praktikën në drejtimin e caktuar, ku që nga ajo kohë për shkak të performancës së treguar është e punësuar si arkitekte. Ndër të tjera, ajo mirret me projektime private ne bashkëpunim me disa arkitektë të tjerë.
Në vitin 2013, pikërisht në moshën 18 vjecare, propozohet nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Shtime, për të kandiduar në Zgjedhjet Lokale të 2013 për Këshilltare të Kuvendit të Komunës së Shtimes.
Medina, gjatë mandatit 2013/2017, ka përfaqësuar rininë në Kuvendin Komunal.
Aktualisht është kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, dega Shtime, si dhe anëtare e Grupit të Grave Demokratike, në Shtime.
Në vitin 2017, edhe njëherë iu dha besimi për t’u rikandiduar në Zgjedhjet Lokale, në cilësinë e Këshilltares për Kuvend Komunal.
Nga ky vit ajo mban pozitën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Shtimes, për tu bërë kështu femra e parë në këtë pozicion në historinë e Kuvendit Komunal të Shtimes.
Poashtu është Kryesuese e Komitetit për Politikë dhe Financa, dhe Kryesuese e disa komisioneve në kuadër të kuvendit. Si rrjedhojë është anëtare Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës.