Republika e Kosoves

Skënderaj

Financa Ekonomi dhe Zhvillim

DREJTORIA PËR FINANCA EKONOMI DHE ZHVILLIM

 

Mehmet Berisha

Drejtor i Drejtorisë për Financa Ekonomi dhe Zhvillim

Vendlindja: Kryshec – Komuna e Skenderajt
Data e Lindjes: 03.05.1954
Vendbanimi: Kryshec – Komuna e Skenderajt
Edukimi:ecc.  i dipl.
E-mail: mehmet.berisha@rks-gov.net
Tel: 044-194 785

Drejtoria për Financa Ekonomi dhe Zhvillim

 

PLANI I PUNËS

PËR VITIN 2018 

 

DREJTORIA PËR FINANCA, EKONOMI DHE ZHVILLIM

 

 

Drejtori: Mehmet BERISHA

 

 

                        Plani i punës për vitin 2018 i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim  do të jetë  në harmoni të plotë me planet e punës së Qeverisë Komunale, duke pasur parasysh respektimin e plotë të Ligjeve dhe rregulloreve që e rregullojnë punën mjaft delikate të kësaj drejtorie siq janë: Ligji mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë , Ligjin mbi financa të pushtetit lokal, Ligjin mbi vetqeverisjen lokale, Urdhëresat Administrative si dhe Rregulloret financiare të MF-it gjegjësisht Departamentit të Buxhetit dhe Thesarit.

Drejtoria për  Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, do të funksionojë gjatë vitit 2018 në katër sektore:

 

  1. Sektori i Buxhetit dhe financave
  2. Sektori i tatimit në pronë
  3. Sektori i të hyrave vetanake
  4. Sektori i Zhvillimit Ekonomik

 

PLANI SIPAS  SEKTORËVE :

 

 

1.SEKTORI I BUXHETIT DHE FINANCAVE

Shefi i Sektorit : Halit XHEMA

 

Në sektorin për Buxhet e Financa gjatë vitit 2018 do të punohet:

  1. Përgatitja e planit për zotimin-shpenzimin e buxhetit (rrjedha e parasë) viti 2018 për të gjitha programet  buxhetore.
  2. Përpunimi dhe analizimi i të dhënave buxhetore të vitit 2017-Pasqyrat financiare 2017
  3. Përgaditja e raportit janar-dhjetor e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore 2017
  4. Bartja e mjeteve të mbetura të pashpenzuara nga viti 2017 (të hyrat vetanake) pë shpenzim në viti 2018
  5. Raportimi i faturave të pa paguara për të gjitha programet
  6. Zotimi i mjeteve të alokuara për programe
  7. Regjistrimi i shpenzimeve sipas modulit të aprovimit dhe blerjes/ B.K
  8. Regjistrimi i të gjitha parave të imta dhe avanseve
  9. Çertifikimi dhe Aprovimi i të gjitha pagesave në nivel komunal
  10. Barazimi mujor i shpenzimeve në sistemin FB.
  11. Rishikimi buxhetor gjashtëmujor 2018
  12. Përcjellja e realizimit të shpenzimeve buxhetore të mjeteve sipas dinamikës së paraparë për   vitin fiskal 2018
  13. Ndihmon në rregullimet e buxhetit përmes ridestinimeve dhe transfereve brenda progamit buxhetor dhe programeve brenda OB
  14. Përgatitja e KAB-it komunal 2019-2021  dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2019  konform Qarkoreve buxhetore nga MF-i  si dhe udhëzimeve tjera.
  15. Rgjistrimi i të dhënave buxhetore në sistemin BDMS
  16. Ndihmon të gjitha programet komunale në regjistrimin e të dhënave në BDMS dhe PIP sistem
  17. Siguron procedura dhe formate administrative për hartimin e buxhetit 2018
  18. Siguron material mbështetës për dëgjimet buxhetore për të gjithë pjesëmarrësit në proces
  19. Përpunimi dhe analizimi i të dhënave buxhetore, pasqyrat fin.nëntëmujori i vitit 2018
  20. Hartimi i raporteve mujore dhe periodike financiare/ 2018
  21. Barazimet periodike me Departatmentin e Thesarit për të hyra-të dala
  22. Mbajtja dhe azhurimi i regjistrit të pasurive komunale
  23. Regjistrimi në SIMFK i pasurisë më vlerë mbi 1.000€
  24. Rgjistrimi në E-pasuri i të gjitha aseteve nën 1000€
  25. Përgatitjet dhe aktivitetet për përmbylljen e vitit fiskal buxhetor 2018
  26. Paportet periodike dhe përfundimtare të buxhetit për Kuvendin Komunal , raportet periodike  të realizimit të projekteve kapitale dhe dorëzimi i tyre në MF.

 

Përveç planeve të cekura  më sipër Sektori i Buxhetit dhe Financave do të jetë në bashkëpunim  permanent më MF-in, Departamentin e Buxhetit dhe Thesarit , për çdo ndryshim eventual me qëllim të ndryshimeve të granteve dhe përfitimeve të Donacioneve  të ndryshme stimuluese.

 

 

 

2.SEKTORI I TATIMIT MBI PRONËN

 

Shefi i Sektorit : Hajrulla RAMA

 

  1. Për vitin 2018 parashihet lëshimi i afro 9200 faturave tatimore aktive (në shumë prej 162.500,00.€)  si dhe shpërndarja e tyre deri tek obliguesit tatimor në periudhën Janar-Mars.
  2. Për periudhën Prill-Maj komisioni i ankesave administrative të TP-së i cili merr vendime për  ankesa të cilat bëhen nga ana e obliguesve tatimor, do të bëhen edhe ndryshime me kohë në programin e TP-së me vendimet e komisionit të ankesave.
  3. Lëshuarja e Certifikatave mbi objektet e Patundshmërisë për Qendrën për Punë Sociale(QPS ).
  4. Shpërndarja  e vërejtjeve, do të bëhet edhe hulumtimi i llogarive bankare të tatimpaguesit dhe do të mirret veprim i menjëhershëm për arkëtim të detyrueshëm duke përfshirë bllokimin e llogarive bankare bazuar në Ligjin për pronën e paluajtshme sipas neneve përkatëse.
  5. Zbatimi i kushtëzimit në kryerjen e shërbimeve komunale për mospagesën e tatimit në pronë sipas udhëzimit administrativ 07/2011.
  6. Pas shpërndarjes së faturave për vitin 2018 gjatë nëntë muajve tjerë, vazhdon regjistrimi i objekteve të reja dhe verifikimi i objekteve të vjetra sipas zonave:
  7. Gjatë këtij viti , parashihet që të regjistrohen afërsisht 580 objekte të reja dhe 30% verifikime të pronave ekzistuese si të përsonave fizik ashtu edhe juridik në tri zonat..

 

 

 

 

 

3.SEKTORI I HYRAVE VETANAKE

 

Shefi i Sektorit : Hajriz LOSHI

 

  1. Përgatitjet e nevojshme teknike-organizative për punë për vitin 2018, me qëllim të kryerjes se detyrave me efikasitet, dhe arritjen e rezultateve më të mira të mundshme
  2. Planifikimi i të hyrave sipas llojeve dhe programeve përbrenda komunës, harmonizimi i tyre sipas pozicioneve  brenda kufijve të buxhetit të planifikuar – miratuar
  3. Përgatitja dhe shpërndarja e faturave për ngarkesat e taksave komunale në biznes për vitin  2018 (këtë vit për lojërat e fatit – bastorët sportive, për njësitë e bankave dhe njësitë e sigurimeve që operojnë në Skenderaj, kompanitë për distribuim dhe furnizim me energji elektrike dhe shërbimet postare sipas Rregullores për taksa, tarifa e gjoba dhe konstatimi i  llogarive të arkëtueshme  nga viti paraprak.
  4. Raportet mujore për arkëtimin e gjithë të hyrave komunale sipas llojeve dhe programeve
  5. Arkëtimet ditore të  të hyrave nga taksat dhe tarifat, për shërbimet e ofruara nga komuna
  6. Regjistrimi  ditor i të hyrave në free-balance, Sistem i MF-is, dhe nxjerrja e raporteve tё nevojshme bankare që pasqyrojnë të hyrat e arkëtuara
  7. Barazimet për çdo muaj me drejtoritë komunale, dhe D.eTh. në Ministrinë e Financave
  8. Shpërndarja – alokimi për çdo muaj i të hyrave të realizuara sipas pozicioneve buxhetore
  9. Inspektimet, evidentimi dhe regjistrimi i bizneseve të reja si obligues për taksa në biznese, dhe
  10. Detyra tjera të dhëna nga Drejtori  i Drejtorisë

 

 

 

4.SEKTORI I ZHVILLIMIT EKONOMIK

 

Shefi i Sektorit : Rifat BAJRAKTARI

 

Bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Diasporës, Minstrinë e Zhvillimit Eekonomik, Ministrinë a Administrimit të Pushtetit Lokal rreth mundësisë së koordinimit të punëve e të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik me  prioritet të sektorit privat.

Bashkëveprimi me ndërkombëtarët për koordinimin e punëve rreth zhvillimit ekonomik.

Për vitin 2018 si sektor i zhvillimit ekonomik  planifikojmë të vazhdojmë aktivitetin tonë në këto drejtime:

  1. Regjistrimi i bizneseve, ndryshimet eventuale, shtimi i shifrave të veprimtarive, shuarje,  ndrrime, këshilla rreth bizneseve etj.
  2. Kontakte te vazhdueshme dhe informata për te gjithë qytetaret për kushtet e të bërit biznes
  3. Identifikimi i programeve zhvillimore dhe prezantimi i tyre, institucioneve financiare-donatore, me qëllim të implementimit të tyre.
  4. Mbajtja e shenimeve për lehtësirat që ofron komuna rreth bizneseve
  5. Punët e ndryshme rreth buxhetit si dhe punët tjera sipas nevojës,
  6. Angazhimi dhe renditja e aktiviteteve në krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e NVM-ve – Parku i biznesit në Morinë
  7. Koordinimi me faktorët relevant në komunë dhe jashtë saj rreth hapave te implementimit te strategjisë së zhvillimit ekonomik , dhënieve të prioriteteve
  8. Koordinimi i punës dhe shqyrtimi i problematikës së sektorit privat rreth zhvillimit ekonomik
  9. Kontakte me donatorë të ndryshëm, vendor dhe ndërkombëtar në përgatitjen e projekt- propozimeve në fushën e zhvillimit ekonomik
  10. Angazhimi  në përgatitjen e Planit Zhvillimor Komunal 2019-2023
  11. Kontakte me Ministrinë e Administrimit Lokal, lidhur me  tre projektet e dorëzuara në fund të vitit 2017
  12. Monitorim i punës dhe vlerësimit të vazhdueshëm i vartësve në kuader të sektorit

 

 

 

 

 

NË MENYRË TABELARE BARTËSIT E DETYRAVE DHE AFATET KOHORE

 

 

Nr. AKTIVITETI BARTËSI I AKTIVITETEVE PLANIFIKIMI I REALIZIMIT KOMENTE
 

1.

Mbyllja e vitit 2017 dhe fillimi i vitit 2018, me  buxhetimin programor – sipas Drejtorive DFEZH. – Evidentimi mbajtja e kontabilitetit sipas Drejtorive  

Muaji Janar

 

Dhe në vazhdimesi gjat tër vitit.

2. Përgaditja e Pasqyrave vjetore financiare 2017 DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa Muaji Janar Ma së largu 30.1.2018
 

2.

Raporti vjetor  mbi  borgjet e mbetura te komunës për vitin 2017 DFEZH –Sektori i Buxhetit dhe Financave, zyrtret financiar të  Arsimit dhe Shëndëtsisë  

Muaji Janar

 

Deri më 15.01.2018

 

3.

Alokimet e tre-mujorit të parë dhe ndarja e mbrendëshme në mes të programeve komunale  

 

DFEZH

 

 

Muaji Janar

 

Në të gjithat Programe buxhetore dhe kategorit ekonomike

 

 

4.

 Raporti  Financiar për vitin 2017

 

DFEZH , Sektori për Buxhet e Financa  

Muaji  Mars

Aprovimi në Komitet për Politikë dhe Financa dhe Kuvend

 

 

 

5.

Qasja ne Shtypjen dhe shpërndarja e faturave tatimore mbi tatimin në pronë

 

 

DFEZH – Sektori për

tatim mbi pronë

 

 

Nga muaji Janar

 

Dhe në vazhdimësi deri në fund të muajit Mars

 

 

 

6.

 

Prergaditja , shtypja dhe shpërndarja e Faturave për obliguesit  e taksave në.biznes.  

DFEZH – Sektori për

Te hyra vetanake

 

Nga muaji  Mars

 

Dhe në vazhdimësi deri në fund të muajit Maj

 

 

7.

Pergaditja e Raportit  Financiar tremujor Janar-Mars 2018 DFEZH –Sektori i Buxhetit Muaji   Prill Duke u bazuar në ligjin mbi Menaxhimin e Financave publike dhe përgjegjësit
 

8.

Alokimet e mjeteve nga Granti për tremujorit të dytë, Prill-Qershor  2018  

DFEZH –Sektori i Buxhetit

 

 

Maji  Prill

Prej 05.deri më 10.Prill 2018 Në të gjithat Programe buxhetore dhe kategorit ekonomike

 

 

9.

Transferi i mjeteve të grumbulluara nga të hyrat vetanka mujore, nga llogarit bankare në Buxh.Kons.të Kosovë DFEZH –Sektori i Buxhetit dhe i të hyrave Për çdo muaj – në fund të muajit të tanishëm dhe fillimit të muajit paraprak Kërkesën  Bankës për transfer sidhe MF- për alokimine të njejtave sipas kodeve ekonomike
 

10.

Mbajtja e evidences së kontabilitetit : të Hyrave vetanake dhe Shpenzimeve DFEZH – Sektori i kontabilitetit dhe financave  

Gjatë vitit fiskal me prerje mujore

Duke bërë barazimet mujore me evidencën e MF-it Departamentit të Thesarit
 

 

11.

Rishikimi Buxhetor – 2018 duke u bazuar në kërkesat e secilit Program buxhetor dhe kategori ekonomike  

DFEZH – DFEZH.Sektori për Buxhet e Financane koordinim me të  gjitha programet buxhetor

 

 

Muaji Maj – dhjetëditëshi i parë

Ndryshimet e mundëshme të cilat janë planifikuar në një pozicion shpenzues ,të rishikohen
 

12.

Raporti financiar gjashtmujor  per periudhën Janar – Qershor 2018  DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa  

Muaji  Korrik

Duke u nbështetur në barazimet në mes të kontabilitetit dhe Free-Balancit
 

 

13.

Alokimet e mjeteve nga Granti për tremujorin e tretë, Korrik –Shtator   2018  

DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa

 

Java e pare e  muajit Korrik

 

Për të gjithat Programet buxhetore dhe Kategorit ekonomike

 

 

14.

Përcjellja e realizimit të Buxhetit 2018 ,duke u bazuar procedurat e rregullta të shpenzimeve dhe planifikimit të buxhetit  

DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa, zyrtarët e thesarit

 

Gjatë gjithë vitit fiskal buxhetor  2018

 

Duke u bazuar në Rregulloret financiare të Thesarit

 

 

 

15.

Pregaditja e Buxhetimit Programor  për vitin  2019-2021

Për çdo program buxhetor , pas Dëgjimeve buxhetore

 

DFEZH –Sektori i Buxhetit

Në kordinim me të gjitha Drejtoritë

 

Gjatë muajit Shtator , dhe aprovimi në fund të muajit

 

Duke u mbështetur në Qarkoret Buxhetore  2019/01, dhe Udhzimet administrative .

 

 

16.

Bilanci i gjendjës – së regj. të mjeteve themelore dhe i pasurisë në sistemin e Free-Balancit DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa,

Zyrtari për evidentimin e mjeteve themelore dhe të pasurisë

 

Gjatë gjithë vitit fiskal buxhetor  2018

Duke u bazuar në Rregulloren  Nr. 02/2013 mbi menaxhimin dhe regjistrimin e pasurive kapitale dhe jo kapitale,

 

 

 

17.

Barazimet e te hyrave dhe shpenzimeve me evidencen e FRE-Balance..

Janar – Dhjetor 2018

DFEZH.Sektori për Buxhet e Financa, në kordinim me  Drejtorinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë.  

Fundi i Dhjetorit dhe afati i dorzimit deri më 15.01.2019

 

Duke u bazuar në Rregulloret Financiare   të Thesarit